Slobodan Petrovic uron Serbinë për datën

Zëvendës Kryeministri Petrovic uroi Serbinë për marrjen e datës për negociatat për anëtarësim në BE. Thotë se meritë të madhe për këtë kanë edhe serbët e Kosovës që dolën në zgjedhjet.

22/12/2013 08:04

Edita Tahiri mund të mendojë se Serbia është shpërblyer para kohe me datën për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE dhe se ky shtet nuk e merituar këtë shpërblim.

Por një anëtar tjetër i Qeverisë së Kosovës, koleg i Zëvendës Kryeministres së Kosovës, mendon ndryshe.

Zëvendës Kryeministri i Kosovës, Slobodan Petrovic, në cilësinë e Kryetarit të Partisë së Pavarur Liberale (SLS), ka uruar Serbinë për marrjen e datës për fillimin e negociatave për anëtarësim.

Me anë të një komunikate të nënshkruar nga Petrovic thuhet se “urimet i meriton i gjithë komuniteti serb në Kosovë, sepse dalja në zgjedhjet lokale dhe pjekuria politike id ha përparësi të madhe që Këshilli Europian ta marrë këtë vendim”.

Petrovic vlerësoi se vendimi i Këshillit Europian paraqet hap të rëndëishëm në fshirjen e kufijve dhe konflikteve që kanë kontribuuar ndjeshëm në përkeqësimin e jetës së shuëm gjeneratave në Kosovë”.

“Zgjidhja e konflikteve në mënyrë paqësore dhe ndërtimi i jetës më të mirë është ajo për të cilën angazhohet SLS. Për këtë do të angazhohet edhe kur keqkuptimet vazhdojnë të mbizotërojnë për ndërtimin e një shoqërie stabile të denjë për familjen europiane”, thuhet në deklaratë.

Bisedimet BE- Serbi për anëtarësimin në BE pritet të fillojnë më 21 janar të vitit të ardhshëm.