Sllovakia optimiste për play-offin ndaj Kosovës: Kosova është kundërshtar i pakëndshëm, por luajmë si vendas
Pas shortit të play-offit për Botëror, përfaqësuesja e Sllovakisë ka shfaqur optimizëm për mundësinë e kualifikimit, megjithatë ka pranuar se ende nuk e njeh mirë Kosovën. Kosova do të jetë mysafire e Sllovakisë në mars, dhe nëse e eliminon atë, finalja e play-offit do të zhvillohet ndaj fituesit të takimit Turqi – Rumani, midis Prishtinës.…
Sport
Pas shortit të play-offit për Botëror, përfaqësuesja e Sllovakisë ka shfaqur optimizëm për mundësinë e kualifikimit, megjithatë ka pranuar se ende nuk e njeh mirë Kosovën.
Kosova do të jetë mysafire e Sllovakisë në mars, dhe nëse e eliminon atë, finalja e play-offit do të zhvillohet ndaj fituesit të takimit Turqi – Rumani, midis Prishtinës.
Asistenti i përzgjedhësit të Sllovakisë, Simone Bonomi, lavdëroi Kosovën për paraqitjet e saj të fundit, duke përmendur fitoret si mysafir.
“Kosova është padyshim kundërshtar i pakëndshëm. Në këto kualifikuese, e mposhtën dy herë Suedinë, fituan me Slloveninë, skuadër që e njohim. Kanë lojtarë të mirë si Rrahmani, Muriqi, Vojvoda dhe të tjerë.”
Ai shtoi se për herë të parë Kosova është kaq afër kualifikimit në Kupën e Botës, çka do t’i japë lojtarëve të tyre entuziazëm.
“Në fakt, që luajmë si vendas mund të jetë avantazh për ne dhe e shoh të njëjtë edhe finalen potenciale.”
Sulmuesi Ivan Schranz u shpreh se nuk ka favorit dhe beson se tifozët do të ndihmojnë skuadrën.
“Nuk kisha favorit nga këta katër kundërshtarë, secili janë shumë të fortë. E kemi Kosovën, prandaj e pranojmë, edhe pse nuk dimë shumë për këtë skuadër aktualisht. Deri në mars, ekipi do të merr shumë informata dhe do ta analizojmë kundërshtarin në mënyrë perfekte. Jam i kënaqur që luajmë në shtëpi, besoj se tifozët do të jenë në numrat e mëdhenj dhe të qëndrojnë prapa nesh.”
Sekretari gjeneral i Federatës Sllovake, Peter Palencik, theksoi forcën e Kosovës.
“Kosova është kundërshtar i panjohur, por bazuar në rezultatet e kualifikimit, duhet ta respektojmë se jemi skuadër e fortë. Fakti që mund ta luajmë edhe ndeshjen e dytë në shtëpi, na bënë të lumtur, në mënyrë që të mos udhëtojmë për ndeshjen vendimtare.”/Lajmi.net/