Sky Sports: Lewandowski dëshiron një sfidë të re

Sulmuesi Robert Lewandowski dëshiron një sfidë të re larg Bayern Munichut, por klubi e vlerëson më shumë se 100 milionë euro.

Sport

19/08/2021 09:39

Sky Sports raporton se polaku është i lumtur te Bayern, por dëshiron të luajë edhe në një tjetër top klub evropian para moshës 35-vjeçare, transmeton lajmi.net.

Bayern nuk i ka ofruar ndonjë rinovim të kontratës, që do bëhet edhe më e vështirë shkaku i moshës.

Lewandowski thuhet se është i zemëruar, por nuk do bëjë asgjë në mënyrë që të mos e prish lidhjen e mirë me klubin.

Duke u konsideruar si ndër sulmuesit më të mirë në botë, ai shënoi 56 gola edicionin e kaluar për klubin dhe Kombëtaren, derisa dy gola në Superkupën e Gjermanisë kundër Borussia Dortmundit./Lajmi.net/