Skuadra e Real Madridit ‘frikësohet’ se Zidane do jap dorëheqje në verë

Ka rritje të raportimeve se trajneri Zinedine Zidane do largohet nga posti i kryetrajnerit në fund të edicionit.

Sport

06/05/2021 18:01

Goal ka biseduar me disa lojtarë dhe stafin, të cilët janë të frikësuar se tekniku francez vërtetë do largohet në fund të edicionit, transmeton lajmi.net.

Thuhet se Zidane është lodhur dhe mërzitur, andaj mund të largohet nga pozita e tij, edhe pse kontrata i skadon në vitin 2022.

Pse Zidane është i gatshëm të largohet? 

Që nga pandemia e COVID-19, Real Madrid ka pasur disa probleme, si lëndimet dhe kalendari i ngushtë, derisa Zidane ka pasur shumë kritika.

Pavarësisht eliminimit nga gjysmëfinalja e Ligës së Kampionëve, bordi ka besim të plotë të Zidane.

Sidoqoftë, tekniku francez ka vendosur disa kushte si largimi i disa lojtarëve, si Marcelo dhe Isco që nuk janë në planet e tij. Kësisoj në mënyrë që të mos largojë shumicën e lojtarëve që nuk i ka në projekt, Zidane synon t’i jap fund aventurës me Realin gjatë verës.

Çka mendon bordi i Realit për Zidanen?

Ata në fuqi në “Santiago Bernabeu” shpreson që Zidane të vazhdojë të jetë në krye edhe për 12 muaj.

Mirëpo, në rast që Zidane vendos të largohet, atëherë klubi nuk do ta pengojë, pra trajneri ka dritën e gjelbër.

Kush mund ta zëvendësojë Zidanen?  

Real Madrid ka disa opsione për ta zëvendësuar Zidanen.

Legjenda e klubit Raul Gonzalez shihet si favoriti, meqenëse tani është në krye të Real Madrid Castilla.

Sidoqoftë, presidenti Florentino Perez, i pëlqejnë edhe Joachim Low dhe Massimiliano Allegri.

Low do jetë i lirë pas Kampionatit Evropian ngase ka njoftuar me largimin, derisa Allegri është i papunë që dy vite.

Ardhja e Kylian Mbappes dhe disa ndryshime në skuadër, ndoshta do ta bindin Zidanen të qëndrojë te “Galaktikët”./Lajmi.net/