”Skuadra duhej ta bindte Kanten që të mos vraponte më në stërvitje”

Jamie Vardy thotë se ishte kënaqësi te ishte shok skuadre te Leicester me N'Golo Kante, derisa zbuloi se dikur duhej që skuadra të bindte mesfushorin të mos vraponte në stërvitje.

Sport

14/09/2019 08:41

Francezi kaloi një sezon me ‘Foxes’ dhe luajti një rol kryesor në triumfin e tyre të papritur në Premierligë përpara se të bashkohej me Chelsean në vitin 2016.

28-vjeçari është bërë një pjesë thelbësore e skuadrës së Bluve që nga ardhja e tij dhe tashmë ka fituar një trofe të ligës angleze, si dhe Ligën e Evropës dhe FA Cup. Ai madje ka triumfuar në Kupën e Botës me Francën që nga largimi i tij nga ‘King Power Stadium’, transmeton lajmi.net.

”Çfarë kënaqësie ishte të luanim përkrah N’Golo”, i tha ai L’Equipe.

“Ai është një djalë i adhurueshëm përkrah të qenit një futbollist fantastik: kur humbëm topin, kudo që ndodhte në fushë, bum, ai do të shfaqej dhe do ta fitojë atë përsëri për ne”.

“Në stërvitje, ishte aq e lehtë për të, saqë isha i bindur që ai qëllimisht e lëshonte topin ndonjëherë, vetëm për të shijuar përsëri fitoren”.

”Në një moment na u desh ne [bashkëlojtarëve] që ta bindnim të mos vraponte më. Ai ishte thjesht i pandalshëm”, zbuloi sulmuesi anglez. /Lajmi.net/