Skriniar: Nuk duhet të mendojmë për të kaluarën, të përqendrohemi te e ardhmja

Mbrojtësi i Interit Milan Skriniar është shprehur i gatshëm për sezonin e ri.

Sport

22/07/2021 10:04

Interi po vazhdon me përgatitjet para fillimit të sezonit të ri, transmeton lajmi.net.

Mbrojtësi ‘Nerazzurë’ në një intervistë për Gazzeta dello Sport ka thënë se ata nuk duhet të mendojnë për të kaluaren, dhe synimi i tyre është fitojnë sërish Scuddetton.

“Ne jemi kampionë të Italisë, tani të tjerët duhet të na ndjekin, është ndjenjë e mirë të jesh kampion i Italisë, Ne e merituam atë dhe duke parë Scudetton në bluzat tona na jep motivim për të ardhmen”, tha ai.

“Na vjen keq për largimin e Hakimit, ai është një lojtar i madh dhe do të na mungojë. Klubi dhe trajneri duhet të vendosin se si ta zëvendësojnë, por ne kemi lojtarë që janë në lartësinë e detyrës dhe mund të kemi një sezon të shkëlqyeshëm edhe pa të. Ne nuk duhet të përqendrohemi në tregun e transferimeve por të punojmë në fushë për të mirë të Interit, shtoi ai.

Conte më befasoi, ne ishim si një familje dhe kur fiton, gjithmonë dëshiron të vazhdosh së bashku për të arritur synimetë reja. Sidoqoftë, trajneri bëri zgjedhjen e tij dhe ishte e natyrshme ta përshëndesja atë në rrjetet sociale, për atë që bëmë së bashku. Por tani, nuk duhet të mendojmë për të kaluarën dhe të përqendrohemi te e ardhmja”, vazhdoi ai.

“Inzaghi po provon të jetë një trajner i përgatitur, ne duam të arrijmë rezultate të kënaqshme me të dhe stafin e tij”.

A synon ende Interi të fitojë Skudeton?

“Sigurisht, ne jemi kampionë të Italisë dhe nuk mund të synojmë më pak. Ne do të punojmë për të përsëritur suksesin që e arritëm, e dimë që nuk do të jetë e lehtë. Ne synojmë të fitojmë çdo ndeshje për të dëshmuar se jemi akoma më të mirët”, përfundoi Milan Skriniar. /Lajmi.net/