Skriniar, lojtari më i mirë sllovak

Mbrojtësi i Interit, Milan Skriniar, ka fituar çmimin 'Futbollistit i Vitit në Sllovaki' dhe bëri shaka duke thënë se shpreson që Marek Hamsik të mos zemërohet me të.

Sport

23/03/2020 15:49

Për shkak të shpërthimit të koronavirusit në Evropë, edicioni i 20-të i ceremonisë së ndarjes së çmimeve nuk mund të rregullohej ashtu siç do të ishte zakonisht.

Por FA sllovake ia dha çmimin në bashkëpunim me gazetën Pravda, duke numëruar votat nga trajnerët dhe gazetarët sportivë, transmeton lajmi.net.

“Më vjen keq që këtë vit ceremonia e ndarjes së çmimeve nuk mund të mbahet si çdo vit”, i tha ai gazetës Pravda. “Por në këtë periudhë, nuk është e mundur dhe është mjaft e arsyeshme”.

“Edhe njerëzit që më mbështesin, qoftë familja ime apo fansat e mi. Unë mendoj se Stanislav Lobotka më tha vitin e kaluar, se dikush tjetër mund të fitonte çmimin vetëm kur Marek Hamsik shkon në Kinë. Prandaj, shpresoj që ai të mos zemërohet me mua”.

I dyti u rendit portieri i Newcastle, Dubravka, kurse në podium përfundoi edhe mesfushori Hamsik. /Lajmi.net/