Skriniar: Duhet të përmirësohemi

Milan Skriniar bëri paraqitjen e tij të 200-të me Interin mbrëmë, dhe ai u shpreh i lumtur por tha se duhet të ketë përmirësime në nivel skuadre.

Sport

02/03/2022 11:58

Mbrëmë Interi barazoi 0:0 ndaj Milanit në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë.

Për Milan Skriniar ishte paraqitja e 200 me Interin dhe ai u shpreh i lumtur për këtë fakt.

“Jam i kënaqur që kam bërë 200 paraqitje për Interin. Shpresoj të luaj shumë ndeshje të tjera për këtë ekip”, tha Skriniar për televizionin e Interit, përcjell lajmi.net.

Ai u pyet edhe për lojën e Interit ndaj Milanit. Sllovaku tha se Interi duhet të përmirësohen që të rikthehen në formën e duhur.

“Ne kemi nevojë të përmirësohemi për t`u rikthyer në rrugën e duhur”, tha ai.

Ndeshja e dytë gjysmëfinale në mes Interi dhe Milanit luhet me 20 prill në orën 18:00./Lajmi.net/