Skivi me dedikim prekës për vdekjen e mikut të ngushtë Albert Krasniqi: Më mungon çdo ditë, do të jesh i paharruar

Për më shumë se dhjetë muaj që nga vdekja e ish-anëtarit të Babastars, Albert Krasniqin.

ShowBiz

24/11/2021 21:45

Vdekja e anëtarit të grupit, tronditi të gjithë, sidomos ata që e njohën atë nga afër dhe kishin miqësi me të, shkruan lajmi.net.

Së fundmi ka qenë një nga miqtë më të afërt të Albertit, Skivi, ai i cili e ka përkujtuar nëpërmjet një postimi në rrjete sociale. Derisa pozon nga varri i të ndjerit, Visar Shala ose siç njihet me pseudonimin Skivi ka thënë se i mungon çdo ditë.

“Më mungon çdo ditë. Pusho në paqe miku im. Do të jesh i paharruar”, kanë qenë fjalët e artistit të njohur.

Kujtojmë që Krasniqi vdiq më 27 janar të këtij viti në një vrasje të ndodhur në rrugën “Ndue Perlleshi” në Prishtinë./Lajmi.net/