Skitari Albin Tahiri, kualifikohet për në Olimpiadë në disiplinën e Kombinimit Alpik

Skitari ksoovar, Albin Tahiri, ka arritur normën olimpike për tu paraqitur në Pekin 2022 edhe në një disiplinë tjetër.

Sport

28/03/2021 14:49

Albin Tahiri sot morri pjesë në garën ndërkombëtare të FIS-it në Tarvisios në Itali në disiplinën e Kombinimit Alpik, transmeton lajmi.net.

Albini në garën e parë doli i 28-ti me radhë me 133.05 pikë të FIS-it dhe në garën e dytë doli i 36-ti me 137.80 pikë të FIS-it, rezultate këto të cilat e kualifikojnë automatikisht për Olimpiadë Pekin 2022 edhe për një disiplinë më shumë, atë të Kombinimit Alpik.

Më parë, Tahiri arriti të dalë i 20-të në disiplinën e sllallomit të madh, por që ende nuk ka përmbushur normën olimpike për atë disiplinë./Lajmi.net/