Skerdi bashkëpunon me një artiste për këngën e re

Pas duetit "Vaj", Skerdi paralajmëron një tjetër projekt.

ShowBiz

17/04/2020 23:01

Skerdi Ago është njëri prej artistëve që kohën e fundit ka qenë shumë aktiv me projekte të reja, shkruan lajmi.net.

Artisti ka pak kohë që publikoi duetin “Vaj” me Elinelin, ndërsa tani njoftoi se po sjell bashkëpunim me një artiste.

“Ft…. kesaj here eshte femer ?”, ka shkruar ai, ndërsa nuk preferoi që të zbulojë emrin e asaj me të cilën ka bashkëpunuar.

Për ndryshe, një tjetër projekt që u prit mirë nga Skerdi është “Tradhtare 2”, ndërsa mbetet të shihet se me kë do të jetë kënga e re e tij. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/B_GGRGijc1u/