Skenderaj: Policia arreston një të dënuar që kishte përdorur mbiemër të rremë

Policia e Kosovës në Skenderaj ka arrestuar mbrëmë një person të kërkuar me disa urdhëresa aktive të gjykatës. Sipas njoftimit të Policisë, dje rreth orës 18:00, është ndaluar një automjet me targa të Bosnjë e Hercegovinës.  Gjatë verifikimit është konstatuar se personi i ndaluar kishte ndërruar mbiemrin, mirëpo pas verifikimeve të detajuara është vërtetuar se…

Lajme

11/01/2026 13:33

Policia e Kosovës në Skenderaj ka arrestuar mbrëmë një person të kërkuar me disa urdhëresa aktive të gjykatës.

Sipas njoftimit të Policisë, dje rreth orës 18:00, është ndaluar një automjet me targa të Bosnjë e Hercegovinës.

 Gjatë verifikimit është konstatuar se personi i ndaluar kishte ndërruar mbiemrin, mirëpo pas verifikimeve të detajuara është vërtetuar se i njëjti ishte person i kërkuar, transmeton Klankosova.tv.

Ai ishte në kërkim me tri urdhëresa aktive nga Gjykata Themelore në Mitrovicë dhe dy letërreshtime nga Gjykata Themelore në Gjilan, për veprat penale, dëmtim apo asgjësim i pasurisë, trafikim me njerëz dhe falsifikim të dokumentit.

“Në bazë të urdhëresave të gjykatës, personi ishte i dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 3 vite e 8 muaj. Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, ai është dërguar në vuajtje të dënimit”, njofton PK.