Skënder Hyseni shkoi në SHBA pa i njoftuar partnerët e koalicionit

Koordinatori për dialog me Serbinë, Seknder Hyseni, po qëndron në SHBA, por nuk do të takohet me Richard Grenell.

Lajme

03/08/2020 20:40

Disa herë ishin takuar kur Skender Hyseni përfaqësonte vetëm një parti politike.

Por koordinatori për bisedimet me Serbinë, në vizitën e tij të parë zyrtare nuk do të takojë të deleguarin special për dialogun Richard Grenell.

E krejt kjo pasi që Grenell sipas Hysenit nuk do të jetë në Uashington.

Mirëpo Hyseni i cili ka udhëtuar një ditë më parë për në Uashington DC në një telefonatë të shkurtër për T7 ka mohuar se do të takojë Mike Pompeon.

Lexo edhe: 

Hyseni takohet me Palmerin, i kërkon që SHBA-ja të jetë përherë të aktive në procesin e dialogut

Detaje nuk dha as nëse do të takohet me Matthew Palmer. Por ai ka thënë se takimet e tij do të bëhen publike vetëm atëherë kur do të përfundojnë.

Hyseni këtu ka thënë se do diskutohen temat që kanë të bëjnë me përfshirjen e SHBA-së në këtë proces e që sipas tij do të sjellë normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Ndërkohë, për vizitën e Hysenit në SHBA të njoftuar nuk ishin partnerët e koalicionit.

Selimi Selimi i cili ishte me kryeministrin Hoti në rifillimin e dialogut në Bruksel, ka thënë për T7 se nuk ishe I njoftuar se koordinatori Hyseni do të shkojë në SHBA.

E kjo nuk është hera e parë që partnerët nuk informohen me kohë.

Avdullah Hoti kishte vendosur ta bëjë emërimin e Hysenit si koordinator pa pyetur e pa njoftuar Nismën e Aleancën.