Skena më qesharake e vitit në futboll vjen nga Holanda
Një moment tepër pikant është regjistruar në ndeshjen e kampionatit holandez mes Viteses dhe Tuentes.
Sport
Skena ndodhi në minutën e 60-të, kur mesfushori i Viteses Fur, ndëshkoi gjyqtarin Kamphuis me karton të verdhë në ndeshjen që përfundoi me rezultatin 5-0.
Lojtari i mori kartonin nga xhepi gjyqtarin dhe ia drejtoi para fytyrës, pasi ky i fundin u pengua pa dashje nga futbollisti i Viteses në mesin e fushës.
Ky moment është marrë me të qeshur nga gjyqtari, i cili nuk ka marrë masë penalizuese për gjestin e lojtarit të Tuentes.
Ndërsa videoja është duke bërë xhiron e internetit, pasi skena të tilla nuk kishin ndodhur më parë në futbollin profesionist.