Skandaloze: Kurti krahason bizneset e Kosovës me kriminelët serbë të veriut

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti sot në mbledhjen e Qeverisë ka krahasuar bizneset e Kosovës me kriminelët serbë të veriut. Derisa ka folur në lidhje me protestën e tyre për vendimin e ZRrE-së për dalje në treg të lirë, Kurtika thënë se kjo është barrikadë dhe se “koha e tyre ka kaluar”. “Për…

Lajme

29/05/2025 11:07

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti sot në mbledhjen e Qeverisë ka krahasuar bizneset e Kosovës me kriminelët serbë të veriut.

Derisa ka folur në lidhje me protestën e tyre për vendimin e ZRrE-së për dalje në treg të lirë, Kurtika thënë se kjo është barrikadë dhe se “koha e tyre ka kaluar”.

“Për të mbrojtur 1% të ndërmarrjeve më të fuqishme, në kurriz të 99% dhe familjeve anë e mban Kosovës, ata po duan që të bëjnë barrikada në hyrje të Prishtinës, por koha e barrikadave në Kosovë ka kaluar, i kemi hequr ato kudo ku kanë qenë dhe jemi zotuar se nuk do të lejojmë më të reja të vendosen”, ka thënë Kurti.

Kurti “barrikadat” siç po i quan ai të bizneseve sot, i ka krahasuar me barrikadat të cilat vendoseshin nga kriminelët serbë të veriut.

Kjo deklaratë e tij ka nxitur reagime të shumta, e gjithashtu edhe nga bizneset që po protestojnë sot të cilët kanë thënë se ata vetëm po kërkojnë të bëhet një zgjidhje në lidhje me situatën ku janë e cila mund të shkaktoj mbylljen e bizneseve. /Lajmi.net/