Skandaloze: Komisioneri për Zgjerim me libër “Kosovo i Metohije” dhe pogaçe serbe e pret Vuçiqin

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjërim, Oliver Varhelyi ka pritur në takim në Bruksel presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq pak para takimit të tij me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti.

Lajme

16/07/2020 17:11

Ai shkruan se kanë folur me presidentin e Serbisë për reformat, luftën kundër koronavirusit dhe ekonominë, por diçka skandaloze ka ndodhur në këtë takim, shkruan lajmi.net.

Në Zyrën e Varhelyi është parë një libër me titull “Kosovo i Metohje” e që është emri me të cilin i referohen serbët Kosovës e që nënkupton Kosovën si pjesë të Serbisë.

Shumë shpesh është folur edhe në mediat ndërkombëtare se Bashkimi Evropian nuk ka qasje të barabartë karshi Kosovës dhe Serbisë dhe në anën tjetër, BE ka qëndrim neutral ndaj pavarësisë së Kosovës.

Fotografia është bërë tani lajm dhe aktualisht nuk ka ndonjë reagim sqarues të Varhelyi lidhur me këtë skandal që ka ndodhur sot në zyrën e tij.

“Diskutim i mirë me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq në Bruksel sot në lidhje me reformat e Serbisë lidhur me Bashkimin Evropian, luftën kundër koronavirusit, përgatitjet për Planin Ekonomik dhe Investimet. Komisioni Evropian do të fillojë bashkëpunimin rajonal në vjeshtë.”, ka shkruar Varhelyi, bashkangjitur fotografisë ku shihet libri me titull “Kosovo i Metohije”. /Lajmi.net/