Skandaloze: Avokati dhe përkrahësi i VV-së, Tomë Gashi, e përdor dërgimin e FSK-së për gjetjen e trupit të 33-vjeçarit për propagandë politike
Angazhimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në operacionin për gjetjen e trupit të një të riu 33-vjeçar që u mbyt në Liqenin e Ujmanit ka nxitur reagime të shumta në opinionin publik, përfshirë kritika ndaj mënyrës se si ky rast po përdoret politikisht. Gashi, i njohur për përkrahjen e tij ndaj Lëvizjes Vetëvendosje…

Lajme
Angazhimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në operacionin për gjetjen e trupit të një të riu 33-vjeçar që u mbyt në Liqenin e Ujmanit ka nxitur reagime të shumta në opinionin publik, përfshirë kritika ndaj mënyrës se si ky rast po përdoret politikisht.
Gashi, i njohur për përkrahjen e tij ndaj Lëvizjes Vetëvendosje dhe përfaqësimin e zyrtarëve të kësaj partie në procese gjyqësore, ka publikuar një postim në rrjete sociale pas zhvillimeve në Ujman, ku ndër të tjera shkroi: “A shkojmë në zgjedhje?” – një deklaratë që është interpretuar nga disa si shfrytëzim politik i një tragjedie.
Në postimin e tij nuk është vërejtur ndonjë shprehje ndjeshmërie apo keqardhjeje për humbjen e jetës së të riut, i cili kishte ardhur nga diaspora për pushime në Kosovë.
Tome Gashi ka qenë më herët aktiv edhe në përkrahjen e qeverive të tjera, por në vitet e fundit ka qenë ndër zërat më të zëshëm publik në mbështetje të qeverisë aktuale dhe kryeministrit Kurti.
Operacioni i kërkimit nga FSK në Ujman u ndërmor pas një kërkese urgjente për ndihmë në gjetjen e trupit të të ndjerit.