Skandalizon Kurti: Prokuroria nuk është e pavarur realisht nga Qeveria – karriga e Blerim Isufajt nuk i ka më katër këmbë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka dhënë një deklaratë skandaloze në intervistën e tij sonte. Kurti tha se është kundër që Blerim Isufaj të jetë kryeprokuror. Ai hudhi akuza të rënda ndaj Isufajt dhe e kritikoi që po insiston të jetë kryeprokuror, përkundër që tre krerët e shtetit janë kundër tij. “Nëse do të dija…

Lajme

31/05/2026 23:40

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka dhënë një deklaratë skandaloze në intervistën e tij sonte.

Kurti tha se është kundër që Blerim Isufaj të jetë kryeprokuror.

Ai hudhi akuza të rënda ndaj Isufajt dhe e kritikoi që po insiston të jetë kryeprokuror, përkundër që tre krerët e shtetit janë kundër tij.

“Nëse do të dija se si do të sillet Prokurori i ri, kjo do të ishte në rregullë. Unë nuk e di se si do të sillet. Unë e di që ky nuk bën, unë nuk po them ky duhet. 200 prokuror i ka Kosova, asnjëherë nuk kam thënë se Filani apo Fisteku duhet të bëhen kryeprokuror, veç unë e di që ky nuk bën, qekz që e ka lëshuar Radojçiqin, ky ja ka heq urdhërarrestin Radojçiqit, nuk bën ky me u bë kryeprokuror., edhe ai e di që nuk bën, është shumë interesant se si po insiston. Kush qëndron mbrapa atij personi që e shtynte që insiston apo është aq iracional sa që pavarësisht se 3 krerët e shtetit publikisht janë deklaruar kundër tij, ai prapë insiston të bëhet kryeprokuror, thellësisht nuk është në rregull.”, tha ai në Kanal10.

Kurti tha se Prokuroria nuk është e pavarur realisht nga Qeveria, duke e arsyetuar këtë deklaratë skandaloze me shembullin e vëllëzërve Clinton që mbanin dy pozita të rëndësishme në të kaluarën në të njëjtën kohë.

Ai po ashtu e “kërcënoi” Blerim Isufajn me rrëzim duke thënë se karriga e tij nuk i ka më katër këmbë.

“Prokuroria nuk është e pavarur realisht nga Qeveria, edhe në plotë vende tjera evropiane, gjyqësori është ai. Tash e kemi një situatë ku kemi njëfar pushteti politikë në Prokurori i cili ja heq urdhërarrestin kryekriminelit Radojçiq. Nuk ka garanci që kryeprokurori i ardhshëm do të ishte i shkëlqyer, por e di që ky është shumë i keq. Është interesant që ky person që kur ju ka luaht karriga e tij tash po bën ndërskamca procedurale, po më ngjason pak me opozitën. Veç po mundohet të ia zgjas vetës diqysh, se e ka parë që karriga nuk i ka më katër këmbë në të cilën është ulur.”, tha ai.