Vetura godet dy këmbësorë në Mitrovicë, njëri pëson lëndime të rënda
Dy këmbësorë janë goditur nga një veturë mbrëmjen e së dielës në Mitrovicën e Jugut, ndërsa njëri prej tyre është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtejmë. Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Spitalit të Përgjithshëm “Sami Haxhibeqiri”, Shpend Fazliu, i cili bëri të ditur se të lënduarit janë…
Lajme
Dy këmbësorë janë goditur nga një veturë mbrëmjen e së dielës në Mitrovicën e Jugut, ndërsa njëri prej tyre është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtejmë.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Spitalit të Përgjithshëm “Sami Haxhibeqiri”, Shpend Fazliu, i cili bëri të ditur se të lënduarit janë pranuar në Shërbimin Emergjent rreth orës 21:00.
Ai njoftoi se njëri nga të lënduarit ka pësuar hemorragji në tru.
“Ju konfirmojmë se rreth orës 21:00 dy raste janë sjellë në Shërbimin Emergjent si pasojë e lëndimeve që kanë pësuar. Pas ekzaminimeve mjekësore dhe CT-së, njëri në gjendje të rënduar si pasojë e gjakderdhjes në tru, është transferuar në QKUK. Tjetri pas ndihmës është liruar në shtëpi!”, deklaroi Fazliu.