Skandal në hendbollin e shtetit fqinj: Tifozeritë maqedonase bëhen “copash” me njëri-tjetrin në palestër

Derbi i kampionatit të hendbollit të Maqedonisë së Veriut ndërmjet Vardarit dhe Pelisterit është dashur të ndërpritet për shkak të kaosit që u shkaktua nga përplasja mes dy tifozerive të këtyre dy ekipeve. Dueli në sallën “Jane Sandanski” u ndërpre në minutën e 17-të kur pati një konflikt mes dy tifozerive, njoftojnë mediat lokale, transmeton…

Sport

26/03/2023 20:50

Derbi i kampionatit të hendbollit të Maqedonisë së Veriut ndërmjet Vardarit dhe Pelisterit është dashur të ndërpritet për shkak të kaosit që u shkaktua nga përplasja mes dy tifozerive të këtyre dy ekipeve.

Dueli në sallën “Jane Sandanski” u ndërpre në minutën e 17-të kur pati një konflikt mes dy tifozerive, njoftojnë mediat lokale, transmeton lajmi.net.

Tifozët e Pelisterit janë futur në tribunë dhe ka nisur të gjuajë me mjete piroteknike në drejtim të vendasve, gjë që u pasua nga një reagim nga ana tjetër.

Në momentin kur tifozët vendas zbritën në parket të drejtuar nga kundërshtarët, lojtarët u larguan në dhomat e zhveshjes, dhe huliganët filluan të hidhnin shishe, mjete piroteknike dhe gjithçka tjetër që u binte në dorë në drejtim të njëra-tjetrës.

Kaosi në parket zgjati rreth dhjetë minuta.

Delegati dhe gjyqtarët nuk deshën të zbrazin sallën. Ndeshja rifilloi, por vetëm pasi kapitenët folën me drejtuesit e tifozëve dhe morën garanci se nuk do të kishte më tensione./Lajmi.net/