Skandal në “Euro 2016”: Duhan dhe alkool në zhveshtoret e këtij ekipi
Pamjet nga dhomat e zhveshjes së kombëtares ukrainase pas ndeshjes me Gjermaninë, kanë tronditur tifozët ukrainas dhe jo vetëm ata.
Sport
E përditshmja gjermane “Bild” ka publikuar disa foto, ku shihen qartë shishet e alkoolit që kanë konsumuar lojtarët ukrainas.
Por ajo që u ka bërë më shumë përshtypje gazetarëve gjermanë janë cigaret e konsumuara, madje ata kanë numëruar edhe filtrat e hedhura në tokë, shkruan “Albeu”.
41 cigare janë pirë nga lojtarët apo stafi i kombëtares ukrainase gjatë kësaj ndeshjeje. Nga përfaqësuesja ukrainase janë mohuar këto akuza.
