SKANDAL| Deputeti Geci i VV-së e krahason Naim Murselin me Hashim Thaçin: Do ta përcjellë i njëjti fat

Deputeti i VV-së, Fatos Geci ka lëshuar një deklaratë skandaloze duke krahasuar ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi me Naim Murselin, kriminelin tashmë të dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Liridona Ademajt. Geci e filloi deklarimin e tij duke folur për temën e energjisë elektrike, për të cilën ishte thirrur seanca, transmeton lajmi.net. Por,…

Lajme

21/04/2026 18:35

Deputeti i VV-së, Fatos Geci ka lëshuar një deklaratë skandaloze duke krahasuar ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi me Naim Murselin, kriminelin tashmë të dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Liridona Ademajt.

Geci e filloi deklarimin e tij duke folur për temën e energjisë elektrike, për të cilën ishte thirrur seanca, transmeton lajmi.net.

Por, ai skandalizoi me gjuhën e tij në pjesën tjetër të deklaratës.

“Sot dua të përshëndes vendimin e gjykatës për burgim të përjetshëm ndaj Naim Murselit dhe ju që shpresoni që një ditë lideri i juaj suprem do të lirohet do ta përcjell i njëjti fat”, u shpreh ai, derisa kryeparlamentarja ia ndali fjalën. /lajmi.net/