S’ka të ndalur Atalanta, e mposht edhe Romën (VIDEO)

Atalanta ka shënuar fitore shumë të rëndësishme ndaj Romës me rezultat 2:1, në kuadër të xhiros së 13-të të Serie A.

Sport

20/11/2016 16:54

Skuadra e Etrit Berishës, golin e fitores e shënoi në minutën e 90-të, nga penalltia.

Ishe Perotti që në minutën e 40’-të e kaloi Romën në epërsi nga penalltia.

Pjesa e dytë i takoi Atalantës, që shënoi dy gola, duke barazuar në minutën e 62’ me anë të Caldaras, dhe në minutën e 90’, përmbysi gjithçka kur Kessie u tregua i saktë nga penalltia.

Roma me këtë humbje, mbetet në pozitën  e dytë me 26 pikë, shtatë më pak se liderët e Juventusit, ndërsa për Atalantën kjo ishte fitorja e pestë më radhë, që tani numëron 25 pikë dhe zë vendin e pestë.


Diego Perotti Goal HD – Atalanta 0-1 AS Roma… by Video-Live


%////#% by footballderby

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.