S’ka si Messi

Lionel Messi është lojtari më i mirë në botë. Për këtë është i bindur presidenti i Barcelonës, Josep Bartomeu.

Sport

25/08/2014 13:46

S’ka si Lionel Messi. Kështu mendon presidenti i Barcelonës, Josep Bartomeu, sipas së cilit, ylli argjentinas është futbollisti më i mirë në botë.

Gjiganti katalunas e mposhti Elchen 3:0 mbrëmë në Camp Nou, ndërsa Messi shkëlqeu duke realizuar dy gola, në nismë të sezont të ri në La Liga.

“Messi është futbollisti më i mirë në botë. Ai e ka shfaqur këtë edhe një herë. Ka realizuar dhe ka krijuar raste. Ky është Messi që e njohim të gjithë ne”, theksoi numri 1 i klubit katalunas.

Barcelona do ta zhvillojë ndeshjen e dytë në kampionatin spanjoll të dielën ndaj Villarrealit.