S’ka pushim për Messin

Lionel Messi pritet të ftohet nga Argjentina për ndeshjen e ardhshme kualifikuese për Kampionatin botëror 2014, edhe pse ekipi ka siguruar pjesëmarrjen për në garën që do të zhvillohet vitin e ardhshëm në Brazil. Së fundmi, ishte raportuar se Argjentina do të lejojë sulmuesin e Barcelonës të pushojë, por nuk duket të jetë ashtu, ka…

Sport

28/09/2013 09:35

Lionel Messi pritet të ftohet nga Argjentina për ndeshjen e ardhshme kualifikuese për Kampionatin botëror 2014, edhe pse ekipi ka siguruar pjesëmarrjen për në garën që do të zhvillohet vitin e ardhshëm në Brazil.

Së fundmi, ishte raportuar se Argjentina do të lejojë sulmuesin e Barcelonës të pushojë, por nuk duket të jetë ashtu, ka njoftua Marca.

Barcelona ende nuk ka paraqitur kërkesë zyrtare për pushimin e Messit, dhe selektori Sabella pritet ta ftojë atë për duelin e fundit të Argjentinës në shtëpi.

Javier Mascherano po ashtu pritet të përshihet në skuadër, edhe pse është aktualisht i dëmtuar dhe do të mungojë në dy ose tri ndeshet e ardhshme të Barcelonës. Mascherano është i suspenduar për duelin kundër Perus.