S’ka marrëveshje për Dest, lojtari mbetet në ‘Camp Nou’

Orët e fundit të merkatos po numërohen dhe Barcelona s’ka gjetur akoma një marrëveshje për ta shitur Dest. Sergino Dest nuk është pjesë e planeve të Xavi Hernandez për këtë sezon dhe kjo i është komunikuar edhe vet lojtarit. Sipas raportimeve të ‘COPE’, ndonëse Barcelona pati disa negociata me Man United, nuk gjetën një marrëveshje…

Sport

30/08/2022 09:36

Orët e fundit të merkatos po numërohen dhe Barcelona s’ka gjetur akoma një marrëveshje për ta shitur Dest.

Sergino Dest nuk është pjesë e planeve të Xavi Hernandez për këtë sezon dhe kjo i është komunikuar edhe vet lojtarit.

Sipas raportimeve të ‘COPE’, ndonëse Barcelona pati disa negociata me Man United, nuk gjetën një marrëveshje për kartonin e Dest, përcjell lajmi.net.

‘Djajtë e Kuq’ janë në mesin e skuadrave që kanë pëlqyer mundësinë për të transferuar amerikanin, por një marrëveshje mungon deri tani.

Barcelona pritet të afrojë edhe një mbrojtës krahu para mbylljes së merkatos, por një marrëveshje eventuale për Dest do t’i mundësonte dy goditje.

Mbetet të shihet se cili do të jetë fati i Dest. /Lajmi.net/