“S’ka lindur ai që ma hap derën mua”, fjalët ofenduese të Jozit pasi goditi Gjestin me shuplakë

Një nga momentet më të rënda dhe të papranueshme në historinë e Big Brother VIP Albania ndodhi mbrëmjen e djeshme, kur banori Jozi goditi fizikisht Gjestin me një shuplakë. Menjëherë pas aktit të dhunës, ai shpërtheu në fyerje, duke thënë: “S’ka le *** nëne që ma hap derën mua! Kush e hap derën? Legen! Më…

ShowBiz

13/04/2025 10:59

Një nga momentet më të rënda dhe të papranueshme në historinë e Big Brother VIP Albania ndodhi mbrëmjen e djeshme, kur banori Jozi goditi fizikisht Gjestin me një shuplakë.

Menjëherë pas aktit të dhunës, ai shpërtheu në fyerje, duke thënë: “S’ka le *** nëne që ma hap derën mua! Kush e hap derën? Legen! Më fal vetja ime që mora pjesë në këtë vend me njerëz me dy fytyra.”

Banorët mbetën të shokuar nga ngjarja, ndërsa Gerta dhe Egli ishin të parët që ndërhynë për të ndihmuar Gjestin.

Ky incident ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, ku ndjekësit dhe figura publike kanë dënuar ashpër sjelljen e Jozit.

Ngjarja ka ngjallur debat të fortë mbi kufijtë e lojës dhe përgjegjësinë që mbartin formatet televizive kur situatat tejkalojnë çdo normë etike dhe njerëzore.

Pas incidentit, Jozi është shoqëruar nga policia menjëherë pas largimit nga shtëpia.

Reagimet në rrjetet sociale ishin të shumta, ku personazhe të njohur të ekranit kanë shprehur hapur zemërimin e tyre.

Ata kërkuan që dhuna të dënohet pa kompromis dhe që ekranet të mos i japin hapësirë personave që shfaqin sjellje agresive.

Publiku kërkon dënim për Jozi dhe më shumë kujdes nga ana e produksioneve televizive për të mbrojtur dinjitetin dhe sigurinë e pjesëmarrësve.