Të Infektuar: 1047

Të Shëruar: 794

Të Vdekur: 30

S’ka kamata ndëshkuese për kredimarrësit, interesi s’falet

13:24 | 21 Maj 2020

Shoqata e Bankave të Kosovë (ShBK) ka sqaruar se raportimet e fundit mbi pagesën e interesit nga klientët gjatë pandemisë janë keqinformim dhe konfuzitet për opinionin.

Kjo sipas ShBK-së nuk do të ketë kamatë ndëshkuese për mosaplikimin e normës së rregullt të interesit.

Drejtori i Shoqatës së Bankave, Petrit Balija tha se interesi i kredisë nuk mund të falet nga sektori bankar, pasi siç tha ai këtë nuk e praktik asnjë vend në botë.

Siç tha ai, është bërë vetëm një shtyrje e këstit në mënyrë që qytetarët të kenë mundësi t’i bëjnë pagesat pas kalimit të situatës emergjente.

“Ka pasur keqinformim, BQK dhe Shoqata e Bankave në vendimin e tyre kanë thënë se nuk do të aplikohet kamatë ndëshkuese e kjo është keqkuptuar në publik, që bëhet fjalë për mos aplikimin e normës së rregullt të interesit”.

“Në asnjë vend të botës nuk është praktikuar të falët interesi nga sektori bankar, është bërë thjesht një shtyrje e këstit në mënyrë që qytetarët të kenë mundësi t’i bëjnë pagesat pas kalimit të situatës emergjente”, ka thënë Balija në një intervistë për Ekonomia Online.

Me tej Balija thotë se bankat komerciale kanë ofruar si ndihmë praktike në rast se vonohet pagesa e kësteve por nuk është aplikuar ndonjë masë ndëshkuese.

Ai njoftoi gjithashtu se nuk ka pasur asnjë pagesë shtesë nga klientët për veç normës së rregullt të interesit.

“Bankat kanë ofruar si ndihmë praktike është mos aplikimi i kamatës ndëshkuese që është e paraparë me rregullat në raste kur vonohet pagesa e kësteve. Nuk është aplikuar ndonjë masë ndëshkuese por gjithashtu është ruajtur edhe klasifikimi kreditor duke mos përkeqësuar cilësimin e kredisë. Nuk ka pasur asnjë pagesë shtesë për veç normës së rregullt të interesit”, u shpreh ai për EO.

Mes tjerash, Balija theksoi se sektori bankar ka shpëtuar ekonominë e vendit nga kolapsi total si shkak i situatës së krijuar nga pandemia.

Sipas  Shoqatës së Bankave të Kosovës, likuiditetit i sektori bankar ka ruajtur stabilitetin financiar duke ofruar edhe masa lehtësuese për bizneset.

“Sektori bankar ka shpëtuar ekonominë e Kosovës nga kolapsi total gjatë kësaj periudhe për shkak se pari ka qenë një sektor i përgatitur e i kapitalizuar dhe likuid. Gjë që e ka ruajtur stabilitetin financiar si dhe ka ofruar masa lehtësuese për bizneset. Duke shtyrë këstin e kredive që ka ofruar një fleksibilitet të në qarkullimin e parasë për secilin”, shtoi Balija.