S’ka gol, s’ka problem

Neymar u ka premtuar tifozëve të Barcelonës se së shpejti do ta shohin në formën e tij më të mirë derisa vazhdon të adaptohet me futbollin evropian. Sulmuesi brazilian debutoi në Ligën e Kampionëve në fitoren 4-0 ndaj Ajaxit të mërkurën, ku Lionel Messi shkëlqeu duke realizuar het-trik. 21-vjeçari ishte zëvendësuar nga Pedro pas 72…

Sport

19/09/2013 16:25

Neymar u ka premtuar tifozëve të Barcelonës se së shpejti do ta shohin në formën e tij më të mirë derisa vazhdon të adaptohet me futbollin evropian.

Sulmuesi brazilian debutoi në Ligën e Kampionëve në fitoren 4-0 ndaj Ajaxit të mërkurën, ku Lionel Messi shkëlqeu duke realizuar het-trik.

21-vjeçari ishte zëvendësuar nga Pedro pas 72 minutash lojë, duke bërë që një pjesë e stadiumit Nou Camp ta pret me brohoritje daljen e tij nga loja.

Por, Neymar, i cili shënoi vetëm një herë për gjigantin katalan pas transferimit në klub nga Santos gjatë verës për 57 milionë euro, ka premtuar se golat do të vijnë.

“Kam humbur raste, por golat do të vijnë”, deklaroi Neymar për AS. “Preferoj më tepër asistimin tim te goli i Piques dhe paraqitjen e skuadrës në përgjithësi. Mund të jap shumë më tepër për Barcelonën”, u shpreh ai.