S’ka fluks të qarkullimit në pikat kufitare
Bashkatdhetarët që jetojnë edhe punojnë në vendet e ndryshme të botës, tashmë kanë nisur të vijnë për t’i kaluar pushimet verore në Kosovë. Me ardhjen e tyre, vërehet edhe një qarkullim më i madh në pikat kufitare. Por, fluks të madh nuk ka, të paktën mëngjesin e së dielës. Kështu bën të ditur Qendra për…

Lajme
Bashkatdhetarët që jetojnë edhe punojnë në vendet e ndryshme të botës, tashmë kanë nisur të vijnë për t’i kaluar pushimet verore në Kosovë.
Me ardhjen e tyre, vërehet edhe një qarkullim më i madh në pikat kufitare.
Por, fluks të madh nuk ka, të paktën mëngjesin e së dielës.
Kështu bën të ditur Qendra për Menaxhim Kufitar e Ministrisë së Brendshme.
Sipas të dhënave të përditësuara rreth orës 07:02, koha për të hyrë në Kosovë dhe për të dalë nga Kosova, në të gjitha pikat kufitare sillet rreth 3 e deri në 5 minuta.
Bazuar në këto të dhëna nuk ka kolona të automjeteve të paraqitura.