S’ka dritë për Neymarin, pëson lëndim të rëndë dhe rrezikon Botërorin 2026
Makthi i Neymarit vazhdon pa fund, pasi ylli brazilian ka pësuar një këputje të meniskut në gjurin e majtë gjatë ndeshjes së fundit kundër Santos, duke i mbyllur praktikisht sezonin. Dëmtimi i radhës e ka goditur në momentin më të keq të mundshëm, pasi skuadra e tij po lufton për mbijetesë dhe ai nuk do…
Sport
Makthi i Neymarit vazhdon pa fund, pasi ylli brazilian ka pësuar një këputje të meniskut në gjurin e majtë gjatë ndeshjes së fundit kundër Santos, duke i mbyllur praktikisht sezonin.
Dëmtimi i radhës e ka goditur në momentin më të keq të mundshëm, pasi skuadra e tij po lufton për mbijetesë dhe ai nuk do të jetë i gatshëm t’i ndihmojë në javët vendimtare. Karriera e O’Ney prej vitesh është shndërruar në një betejë të përhershme me problemet fizike: që nga sezoni 2013/14, ai ka pësuar plot 45 dëmtime, ka munguar për 1.429 ditë dhe ka humbur 265 ndeshje, një bilanc që e përshkruan qartë mallkimin që duket se e ndjek kudo.
Tani rrezikohet edhe objektivi më i madh i tij, Kupa e Botës 2026. Brazilit i Ancelottit mund t’i duhet të planifikojë gjithçka pa të, pasi koha e rikuperimit pas një dëmtimi të tillë është e gjatë dhe asgjë nuk garanton se ai do të arrijë në formën e duhur. Për Neymarin është një tjetër goditje e rëndë në një karrierë të jashtëzakonshme, por të shoqëruar nga pengesa të pafundme.