Situatë e rënduar në QKUK- brenda klinikës Pediatrike mungon edhe Glukoza e Ceftriaksoni

Klinika e Pediatrisë në QKUK po vazhdon të përballet me mungesë të barnave, përfshirë ato edhe të listës esenciale. Në klinikën e cila pret e përcjellë me qindra fëmijë nga gjithë vendi, tash e sa kohë po vazhdon problemi me furnizimin e Glukozës dhë Antibiotikit Cetriakson. Problem ky i cili ka bërë që prindërit të…

Lajme

21/07/2025 21:35

Klinika e Pediatrisë në QKUK po vazhdon të përballet me mungesë të barnave, përfshirë ato edhe të listës esenciale.

Në klinikën e cila pret e përcjellë me qindra fëmijë nga gjithë vendi, tash e sa kohë po vazhdon problemi me furnizimin e Glukozës dhë Antibiotikit Cetriakson.

Problem ky i cili ka bërë që prindërit të përballen me “halle” të shumta duke u detyruar që zgjidhjen për këto barna esenciale ta bëjnë vetë në vend se të siguroheshin nga shteti, shkruan lajmi.net.

Mirëpo ajo se çfarë mbetet shqtësuese është një fakt tjetër edhe se lista esenciale me barna, asnjëherë nuk ka arritur të përmbushet në tërësi që nga paslufta e fundit në Kosovë.

Ndërkaq trajtimi shëndetësor i fëmijëve në Kosovë është një e drejtë e garantuar, si me Konventën Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijës, po ashtu edhe me legjislacionin në fuqi. Por, jo gjithmonë ndodhë që këto të drejta të respektohen në praktikë.

Ndryshe këto të drejta aktualisht po cenohen në masë të madhe nga mungesa e trajtimit adekuat, në radhë të parë për shkak të mungesës së barnave në klinikën pediatrike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. /Lajmi.net/