Situata politike në vend mbetet kritike: LDK e përçarë, VV-së i duhen negociata për President, AAK shuan shpresat për një koalicion me ta
Pas zgjedhjeve parlamentare, skena politike në Kosovë po hyn në një fazë të re negociatash, por edhe të pasigurisë. Ndonëse Lëvizja Vetëvendosje ka dalë forca më e madhe politike, formimi i institucioneve të reja vazhdon të mbetet sfidë për shkak të qëndrimeve të kundërta ndërmjet partive. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka paralajmëruar se menjëherë…
Lajme
Pas zgjedhjeve parlamentare, skena politike në Kosovë po hyn në një fazë të re negociatash, por edhe të pasigurisë. Ndonëse Lëvizja Vetëvendosje ka dalë forca më e madhe politike, formimi i institucioneve të reja vazhdon të mbetet sfidë për shkak të qëndrimeve të kundërta ndërmjet partive.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka paralajmëruar se menjëherë pas certifikimit të rezultateve do të nisin diskutimet për konstituimin e Kuvendit, formimin e Qeverisë dhe zgjedhjen e presidentit të ri.
Ai ka theksuar se synimi është që “vullneti i qytetarëve të përkthehet në institucione funksionale”, duke paralajmëruar një fazë intensive konsultimesh politike.
Megjithatë, rruga drejt një marrëveshjeje nuk duket e lehtë. Sipas zhvillimeve të fundit, VV-ja nuk e sheh PDK-në si partner qeverisës, ndërsa nga kampi opozitar vazhdon rezistenca ndaj një bashkëpunimi me Kurtin.
Kjo e bën LDK-në faktorin më të përfolur në kalkulimet për shumicën e ardhshme parlamentare.
Në LDK të martën tri degë kërkuan dorëheqjen e kryetarit Lumir Abdixhiku pas rezultatit të zgjedhjeve të 7 qershorit.
Abdixhiku refuzoi e u kërkoi kryetarëve të degëve ta bëjnë një gjë të tillë. Madje me akuza për sabotim.
Nga kjo parti, është paralajmëruar mundësia për negocim me Vetëvendosjen. Nënkryetari Lutfi Haziri ka përmendur një “pako gjithëpërfshirëse” për president, Qeveri e Kuvend.