Nisin sot punimet për sanimin e dëmtimeve në kyçjen e Mazgitit, priten kufizime në qarkullim

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se sot, më 25 qershor 2026, duke filluar nga ora 11:00, do të nisin punimet për sanimin e dëmtimeve në pjesën e kyçjes në Mazgit. Sipas njoftimit, punimet do të realizohen nga operatori ekonomik i kontraktuar, ndërsa gjatë zhvillimit të tyre priten kufizime të përkohshme në qarkullimin e…

Lajme

25/06/2026 09:19

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se sot, më 25 qershor 2026, duke filluar nga ora 11:00, do të nisin punimet për sanimin e dëmtimeve në pjesën e kyçjes në Mazgit.

Sipas njoftimit, punimet do të realizohen nga operatori ekonomik i kontraktuar, ndërsa gjatë zhvillimit të tyre priten kufizime të përkohshme në qarkullimin e automjeteve në këtë segment rrugor.

“Lusim qytetarët dhe të gjithë pjesëmarrësit në trafik për mirëkuptim dhe i inkurajojmë që, gjatë kohës së zhvillimit të punimeve, të shfrytëzojnë rrugë alternative për të shmangur vonesat dhe ngarkesën në trafik. Po ashtu, apelojmë që të respektohet sinjalizimi i përkohshëm rrugor dhe udhëzimet e personelit në terren, me qëllim garantimin e sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në trafik”, thuhet në njoftim.