Situata me COVID-19, lojtarët e Interit i bashkohen Kombëtares italiane

Lojtarët e Interit që janë grumbulluar nga Kombëtarja italiane, kanë marrë leje që ti bashkohen bashkëlojtarëve.

Sport

22/03/2021 15:09

Lojtarët si Nicolo Barella, Alessandro Bastoni dhe Stefano Sensi kanë mbetur në kampin “Nerazzurr” pavarësisht faktit që Kombëtarja e Italisë ka filluar stërvitjet, transmeton lajmi.net.

Tani, sipas “SkySportItalia”, në Inter kanë dalë rezultatet e testimit të skuadrës. Sipas artikullit, rezultatet janë të gjitha negative, por një anëtar i stafit ka rezultuar pozitiv.

Përkundër kësaj, lojtarët italianë të Interit kanë marrë dritën e gjelbër për tu bashkuar me Kombëtare.

Ndërsa edhe Antonio Conte do të mund të stërvisë lojtarët që ka në dispozicion, pasi që skuadra ishte në karantinë ditët e fundit./Lajmi.net/