Sipas PS-së, edhe Grida Duma me precedent penal
Grida Duma është mes 8 kandidatëve me precedentë penalë që Partia Demokratike ka zgjedhur për garën elektorale të 21 qershorit.
Lajme
Televizioni A1 Report ka zbuluar përmes burimeve të sigurta nga Partia Socialiste se janë 8 emra të kandidatëve për zgjedhjet lokale të cilët kanë të kaluar kriminale. Konkretisht bëhet fjalë për Qamil Boja kandidat për Bashkinë e Cërrikut, Zef Hila, kandidat për Bashkinë e Vaut të Dejës, Ilir Krosi për Dibrën, Bajazit Karriqi për Prrenjasin, Gjergji Mero kandidat për Korçën, Kreshnik Bozho për Bashkinë e Sarandës, Fran Frrokaj për Lezhën dhe Grida Duma për Bashkinë e Durrësit.
Ishte nënkryetari i komisionit të posaçëm parlamentar për Dekriminalizimin, Taulant Balla ai i cili në mbledhjen e kësaj të hëne akuzoi koalicionin e djathtë se ka zgjedhur të vendosë në garën për bashki kandidatë të cilët në të kaluar e tyre janë me precedentë të ndryshëm penalë. A1 Report më tej zbuloi emrat e tyre.
Kandidatet me precedente
- Grida Duma – kandidate për Bashkinë Durrs
- Qamil Boja – kandidat për Bashkinë e Cërrikut
- Zef Hila – kandidat për Bashkine Vau i Dejës
- Ilir Krosi – kandidat për Bashkinë e Dibrës
- Bajazit Karriqi – kandidat për Bashkinë Përrenjas
- Gjergji Mero – kandidat për Bashkine Korçë
- Kreshnik Bozho – kandidat për Bashkinë Sarandë
- Fran Frrokaj – kandidat për Bashkinë Lezhë
Ndërsa kreu aktual i Bashkisë së Gramshit, Dritan Bici, i zgjedhur nën siglën e Partisë Socialiste është i akuzuar për fshehje të pasurisë pas një kallëzimi të bërë nga ILDKPKI. Është kjo një arsye se përse koalicioni i majtë nuk e rikandidoi në këto zgjedhje, ndërsa pas kësaj vendimmarrje Bici kaloi në Partinë Komuniste për të garuar në zgjedhjet e 21 qershorit.