Sipas Pacollit, sektorin privat mund ta zhvillojë vetëm AKR-ja

Zhvillimi i sektorit privat në komunën e Istogut mund të arrihet vetëm me programin e AKR-së, ka thënë kreu i kësaj partie të enjten në Istog. 

Lajme

29/05/2014 19:44

Partitë tjera munden vetëm të provojnë të zbatojnë programin e AKR-së, dhe jo edhe ta implementojnë, sepse nuk kanë ekipe të duhura të ekspertëve, ka deklaruar Behgjet Pacolli në një tubim me qytetarë në Istog.

si raporoton KosovaPress, Pacolli i ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen me partinë e tij, “sepse është i vetmi lider i pakorruptuar, me ministra të pakorruptuar dhe që kryjnë punë për shtetin”.

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka folur për karizmën e Pacollit dhe punën që ka bërë këto vite për vendin, raporton KosovaPress.

Nga ana tjetër, lideri i Liberalëve, Gjergj Dedaj ka ftuar qytetaret e komunës se Istogut të votojnë AKR-në.