Sipas Gashit ekspertiza e pavarur thotë se Astrit Dehari është vrarë (Video)

14:41 | 16 Dhjetor 2016

Avokati i Familjes Dehari, Tomë Gashi, ka prezantuar sot raportin e mjekëve të pavarur ligjorë, Besim Ymaj nga Shqipëria dhe Besim Latifaj nga Anglia, që kanë vëzhguar autopsinë e Astrit Deharit.

(I plotësuar) -Pavarësisht që prokuroria e shtetit ka dal me versionin zyrtar që Dehari është vetëvrarë, Gashi ka thënë se ka fakte që e dëshmojnë se Dehari është vrarë brenda dhomës së tij, derisa ishin në shëtitje të burgosurit në Burgun e Prizrenit.

Gashi ka thënë se prokuroria është ngutur me konstatim, sepse nuk i ka prezantuar të gjitha provat.

“Prokurorët e kanë keqpërdorur detyrën zyrtare, pasi e kanë publikuar një raport mashtrues, ku janë caktuar shkaqet e vdekjes së Astrit Deharit, të cilën e kanë konsideruar vetëvrasje. Prokurori e ka përdorur këtë raport ku renditen 4 pika me shkaqet që kanë çuar në vetëvrasjen e Deharit, për ta justifikuar atë që e ka thënë më herët, që Astrit Dehari ka bërë vetëvrasje. Në raportin e dytë këto 4 pika nuk ekzistojnë”, ka thënë Gashi në një konferencë për media që e ka thirrur.

……………………………………………………………………………………

Gashi ka prezantuar disa fotografi, që sipas tij, Dehari ka pasur edhe plagë sa ka qenë gjallë që i janë shkaktuar

Ai ka prezantuar disa fotografi që shihen disa peshqira të gjakosur, një sapun, dhe gjëra tjera.

Gashi thotë se ekspertiza e ekspertëve të pavarur ka konstatuar se Dehari ka pasur plagë që i janë shkaktuar.

“Janë gjetur 3 peshqirë që përmbajnë gjak, gjaku është dërguar ne ekzaminim. Shishja e mjaltës nuk është blere nga astriti në kantinën e burgut por nga dikush tjetër”, ka thënë Gashi.

Gashi ka thënë se shishja e mjaltës që i është gjetur në fytë ka qenë e pa hapur.

…………………………………………………………………………….

Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi ka thënë se ekspertiza e ekspertëve të pavarur ka konstatuar se Astrit Dehari është vrarë dhe jo vetëvrarë.

“Ka pasur lëndime në kokë, nofullën e poshtë, në krahun e majtë dhe të gjitha këto kanë qenë lëndime. Në rastin konkret ata kanë konsideruar se kanë të bëjnë me lëndime në anën e djatht të qafës në këndin e nofullës  së poshtme, të gjitha këto kanë qenë me mjete mekanike të mrephta dhe janë konsideruar si lëndime vetëmbrojtje, atëherë përfundimi logjikë është vrasje dhe jo vetëvrasje”, ka thënë Gashi.