Sindikata e Policisë: Lajmërimet e rreme ndaj policisë duhet të ndëshkohen, IPK punon profesionalisht

Sindikata e Policisë së Kosovës ka vlerësuar punën e Inspektoratit Policor të Kosovës lidhur me rastin e fundit të një qytetari që kishte raportuar rrejshëm keqtrajtim nga zyrtarët policorë pranë Urës së Bistricës në Leposaviq, më 13 janar 2026. Pas pranimit të pamjeve nga kamerat e sigurisë dhe zhvillimit të hetimeve, IPK ka konstatuar se…

Lajme

16/01/2026 20:24

Sindikata e Policisë së Kosovës ka vlerësuar punën e Inspektoratit Policor të Kosovës lidhur me rastin e fundit të një qytetari që kishte raportuar rrejshëm keqtrajtim nga zyrtarët policorë pranë Urës së Bistricës në Leposaviq, më 13 janar 2026.

Pas pranimit të pamjeve nga kamerat e sigurisë dhe zhvillimit të hetimeve, IPK ka konstatuar se pretendimet e qytetarit nuk kishin as bazë faktike dhe as ligjore. Si pasojë, ndaj tij është ngritur kallëzim penal për lajmërim të rremë, raporton lajmi.net

Sindikata e Policisë së Kosovës thekson se trajtimi profesional i rasteve të tilla dhe ndëshkimi i personave që dezinformojnë do të reduktojë dukshëm numrin e lajmërimeve të rreme në të ardhmen. Po ashtu, kjo qasje siguron që punonjësit e policisë të ndihen të mbrojtur dhe të kenë besim të plotë në veprimtarinë e IPK-së.

SPK konsideron se veprimet e tilla janë të domosdoshme për mbrojtjen e zyrtarëve policorë dhe për rritjen e besimit të qytetarëve te institucionet mbikëqyrëse./Lajmi.net/