Sindikata e RTK-së i del në mbrojtje Blerim Haxhiajt pas kritikave që pati për intervistën me Kurtin
Sindikata e Pavarur e Radiotelevizionit të Kosovës dënon ashpër, si thotë ajo, fushatën linçuese dhe “sulmet e orkestruara nëpër studio televizive që po zhvillohen në drejtim të anëtarit të Sindikatës, njëkohësisht gazetarit të Radiotelevizionit të Kosovës, Blerim Haxhiaj, pas intervistës së tij me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti”. “Çdo përpjekje për të denigruar,…

Lajme
Sindikata e Pavarur e Radiotelevizionit të Kosovës dënon ashpër, si thotë ajo, fushatën linçuese dhe “sulmet e orkestruara nëpër studio televizive që po zhvillohen në drejtim të anëtarit të Sindikatës, njëkohësisht gazetarit të Radiotelevizionit të Kosovës, Blerim Haxhiaj, pas intervistës së tij me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti”.
“Çdo përpjekje për të denigruar, intimiduar apo diskredituar një gazetar për shkak të pyetjeve ose mospyetjeve të tij, përfaqëson sulm të drejtpërdrejtë kundër lirisë së medies dhe rolit të saj në një shoqëri demokratike”, thuhetr në reagim.
Sindikata e Pavarur e Punëtorëve të RTK-së vlerëson se vetë tendenca për të ndikuar të të tjerët në mënyrën e të berit gazetari përbën në thelb cenim të të drejtave dhe lirive më thelbësore, atë të lirisë së shprehjes dhe lirisë së medies.
“Është për keqardhje se si AGK, organizata që është e thirrur për t’i mbrojtur gazetarët nga sulme e linçime të tilla, ende nuk e ka parë të rrugës ta dënojë këtë fushatë linçuese dhe të bëjë thirrje për një ambient të lirë dhe të sigurt për ushtrimin e profesionit të gazetarisë në vendin tonë.
Haxhiaj është një profesionist me përvojë të gjatë, dhe puna e tij në shërbim të informimit publik nuk mund të përdhoset nga komentet apo sulmet e atyre që më së paku njihen për gazetari të pavarur në Kosovë, e të cilët nuk e kuptojnë ose nuk e pranojnë gazetarinë e lirë në një shoqëri demokratike siç është Kosova, thuhet në komunikatën e Sindikatës së Pavarur të RTK-së.