Sindikata e punëtorëve të ATK-së padit ministrin Hekuran Murati për mosmiratim të rregullores së pagave

Mbi 500 zyrtarë të Administratës Tatimore  të Kosovës (ATK), përmes sindikatës së ATK-së kanë bërë padi ndaj ministrit të Financave Hekuran Murati. Padia është bërë për shkak se nuk iu janë përmbushur të drejtat e tyre për rritjen e pagave, premtim që iu dha nga ministri Murati. “Duke marrë parasysh zhvillimet e fundit dhe shqetësimet…

Lajme

03/02/2025 14:32

Mbi 500 zyrtarë të Administratës Tatimore  të Kosovës (ATK), përmes sindikatës së ATK-së kanë bërë padi ndaj ministrit të Financave Hekuran Murati.

Padia është bërë për shkak se nuk iu janë përmbushur të drejtat e tyre për rritjen e pagave, premtim që iu dha nga ministri Murati.

“Duke marrë parasysh zhvillimet e fundit dhe shqetësimet e stafit lidhur me pagat , ku rreth 70 % e stafit nuk ka pasur rritje të pëgës, (përveç atyre që mbajnë pozitën e inspektorit sipas kontratës së punës), ju njoftojme se kjo gjendje është si pasojë e mos nënshkrimit të Rregullores për organizimin dhe klasifikimin e vendeve të punës për puntorët e ATK-së” thuhet në njoftim.

“Mosveprimi nga Ministria e Financave , përkatësisht ministria përkatëse Hekuran Murati si person përgjegjës, ka shkaktuar pasiguri juridike si dhe pasoja materiale për punëtorët e ATK-së”, thuhet në njoftimin e sindikatës.

Po ashtu sipas tyre mosndërmarrja e veprimeve nga ministria lidhur me miratimin e rregullores së lartcekur përbën shkelje ligjore si dhe shkelje të parimeve të të drejtave të garantuara me Kushteturë si dhe për puntorët e ATK-së edhe për pavarësinë e institucionit.

“Përkundër kërkesave të njëpasnjëshme nga SHSPATK në Ministrinë e Financave e Punës dhe Transfereve si dhe obligimi ligjor bazuar në Ligjin nr.08/L-257 për Administrimin e Procedurave Tatimore, deri me sot nuk kemi asnjë njoftim zyrtar lidhur me miratimin dhe aplikimin e kësaj rregullore. Përvreç kësaj, ne kemi shkuar edhe në zyrën e ministrit duke kërkuar që të ndërmarr veprime drejt miratimit të rregullores edhe pse na premtoi se rregullorja do të procedohet shpejt ne ende nuk jemi njoftuar për asgjë.

Deri sa jemi në këtë situatë ku përveç fjalëve nuk kemi asgjë zyrtare) kemi qenë në kontakt edhe me avokaturën e përzgjedhur dhe sot kemi dorëzuar në MFPT kërkesën dhe padinë ndaj ministrit përgjegjës sepse përeveç që kemi qenë të dëmtuar deri me tash në muajt në vijim mund të dëmtohemi edhe më shumë dhe të gjithë këto dëme do të i kërkojmë në procedurë gjyqësore”, thuhet në fund të njoftimit të Kryesisë së Sindikatës së Puntorëve të ATK-së.