Sindikata e `Pastrimit` thotë se greva para Komunës së Prishtinës do të vazhdojë

Greva e punëtorëve të kompanisë rajonale “Pastrimi” po vazhdon, me protestuesit që po qëndrojnë përpara objektit të Komunës së Prishtinës, duke kërkuar realizimin e kërkesave të tyre.   Kryetari i Sindikatës së punëtorëve, Ardian Krasniqi, ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook se greva nuk do të ndërpritet deri në përmbushjen e plotë…

Lajme

25/05/2025 19:05

Greva e punëtorëve të kompanisë rajonale “Pastrimi” po vazhdon, me protestuesit që po qëndrojnë përpara objektit të Komunës së Prishtinës, duke kërkuar realizimin e kërkesave të tyre.

 

Kryetari i Sindikatës së punëtorëve, Ardian Krasniqi, ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook se greva nuk do të ndërpritet deri në përmbushjen e plotë të kërkesave.

“Sot, me datë 25 maj 2025, ditë e diel dhe ditë vikendi, ne vazhdojmë të qëndrojmë në grevë. Greva do të vazhdojë deri në përmbushjen e plotë të kërkesave tona nga ana e Komunës së Prishtinës”, ka shkruar Krasniqi.

“Ne mbetemi të vendosur dhe stoikë në kërkesat tona – Greva vazhdon!”, ka shkruar ai.