Sinan Vllasaliu për Vasfijen: I përkulem forcës dhe dashurisë tënde për atdheun 

Sinan Vllasaliu ka thënë se i përkulet forcës dhe dashurisë së Vasfije Krasniqit për atdheun.

ShowBiz

01/05/2019 09:04

Rasti i Vasfije Krasniqit i ka prekur të gjithë, mirëpo forca e saj u ka dhënë shpresë, shkruan lajmi.net.

Vasfije Krasniqi – Goodman dje ka folur edhe njëherë për rastin e dhunimit të saj gjatë luftës së fundit në Kosovë, kësaj radhe para kongresit amerikan.

Më pas kanë qenë të shumta reagimet pozitive të njerëzve të cilët e kanë përgëzuar për guximin dhe dashurinë ndaj atdheut.

Ndër ta edhe këngëtari i mirënjohur, Sinan Vllasaliu, i cili këtë e bëri nëpërmjet një postimi në Instagram.

“I përkulem foces dhe dashuris tane për Atedheun. Zoti të bekoftë ty dhe familjen tënde, Vasfije Krasniqi Goodman.”, ka shkruar Sinan Vllasaliu pranë postimit./Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/Bw5fskvhIoh/