Sinan Kajtazi zgjidhet drejtor i Baletit Kombëtar të Kosovës

Balerini kosovar, Sinan Kajtazi është zgjedhur drejtor i Baletit Kombëtar të Kosovës, ka njoftuar Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

ShowBiz

28/02/2022 15:23

Në njoftimine datës 24 shkurt thuhet se me vendim të Këshillit Drejtues të Baletit Kombëtar të Kosovës ka zgjedhur Sinan Kajtazin.

Ky institucion që tri vite ka qenë pa udhëheqës, vetëm me zëvendësues të drejtorit. Ndërsa, Këshilli Drejtues ka vlerësuar Kajtazin për të drejtuar BKK-në.

Kajtazi ka luajtur në përmbi 70 premira baleti, në shumicën prej të cilave kishte role kryesore. Ai përformoi me këto shfaqje edhe në qendra të ndryshme të Evropes. Po ashtu, Kajtazi kishte qenë i ftuar nga teatri i famshëm amerikan “La Mama”, ku luajti rolin kryesor në një shfaqje për të cilën shkruajti edhe The New York Times.