Simptomat që tregojnë se keni probleme me qarkullimin e gjakut

16:47 | 18 Maj 2019

Qarkullimi i gjakut është jetik për një shëndet të mirë, pasi gjaku ndihmon në transportin e lëndëve ushqyese dhe oksigjenit në secilën pjesë të trupit.

Të gjitha problemet me sistemin e qarkullimit të gjakut mund të shpien deri tek një numër i madh problemesh shëndetësore nga ato më të thjeshtat deri te ato më të komplikuarat.

Nëse problemet me qarkullimin e gjakut nuk trajtohen në kohën e duhur mund të shkaktojnë probleme serioze në tru, zemër, mëlçi dhe gjymtyrë.

Ne do ju sjellim disa nga simptomat kryesore që tregojnë se keni probleme me qarkullimin e gjakut.

Ënjtje të disa pjesëve të trupit

Ënjtja e këmbëve mund të jetë për shkak të uljes ose qëndrimit në këmbë në të njëjtin pozicion, për periudha të gjata kohore, ose nga konsumi i lartë i kripës, kequshqyerja, mbipesha, plakja, një jetë jo aktive, çrregullimet menstruale apo shtatzënia. Megjithatë, në qoftë se ju vuani nga ënjtja në këmbët tuaja prej një kohe të gjatë , kjo mund të jetë për shkak të qarkullimit të dobët të gjakut. Për shkak të mungesës së rrjedhjes së gjakut, veshkat bëhen të paafta për të kryer procesin e mbajtjes fluide në enët e gjakut. Në rastet ekstreme, qarkullimi i dobët mund të shkaktojë ulçera në këmbë. Kjo ënjtje nuk kalon vetëm pasi të përmirësohet qarkullimi i gjakut.

Mpirje e gjymtyrëve

Ndjeheni të mpirë në pjesë të caktuara të trupit, sidomos në gjymtyrë (duart dhe këmbët), edhe kjo gjithashtu mund të jetë një shenjë e qarkullimit të dobët të gjakut. Ju mund të keni mpirje për shkak të presionit të vazhdueshëm në duart apo këmbët tuaja, ose për shkak të ekspozimit ndaj të ftohtit, presionit të përkohshëm nervor, një mënyre jetese të dobët dhe një mangësi ushqyese të vitaminës B12 apo magnezit.

Sistem imunitar i dobët

Sistemi i dobët i qarkullimit të gjakut do të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë në sistemin tuaj imunitar. Për shkak të qarkullimit të dobët, vitaminat dhe mineralet që trupi juaj ka nevojë për të luftuar infeksionet nuk janë të shpërndara në kohë dhe në sasi të mjaftueshme. Kjo ndikon në aftësinë e trupit për të zbuluar dhe për të luftuar çrregullimin.

Rënie flokësh

Rënia e flokëve pa ndonjë arsye të njohur është një shenjë e qartë se gjaku nuk është duke u shpërndarë si duhet nëpër trup. Kur koka nuk merr ushqyerje thelbësore në sasinë e duhur, floku bëhet i hollë, i thatë, dhe fillon të bjerë jashtë mase me shpejtësi. Qarkullimi i keq shkakton gjithashtu lëkurë të thatë dhe thonj të brishtë, për shkak të mungesës së lëndëve ushqyesve.

Dhimbje të vazhdueshme të kraharorit

Zemra juaj është përgjegjëse për pompimin e gjakut nëpër trup, por për të funksionuar si duhet, zemra ka nevojë edhe për rrjedhjen adekuate të gjakut. Qarkullimi i ulët në arteriet e zemrës shkakton ngushtësi dhe shqetësim në gjoks. Dhimbjet e rënda që vijnë e shkojnë rastësisht, janë një problem që në gjuhën mjekësore njihet si angina pectoris, apo thjesht angina.