Simon përsëri në publik me dashurinë e vjetër

Ai është i njohur për “haremin” e tij të ish të dashurave. Dhe duket se e preferuara e tij është Mezhgan Hussainy, ish e fejuara e tij, teksa ai u pa me të për herë të tretë, në më pak se një javë. Dyshja  ishte duke shkuar në studiot e X Faktorit në New York…

ShowBiz

10/09/2013 12:39

Ai është i njohur për “haremin” e tij të ish të dashurave.

Dhe duket se e preferuara e tij është Mezhgan Hussainy, ish e fejuara e tij, teksa ai u pa me të për herë të tretë, në më pak se një javë.

Dyshja  ishte duke shkuar në studiot e X Faktorit në New York të hënën, dhe Mezhgan dukej më e lumtur se kurrë më parë.

Simon po pret që t’i lindë fëmija i tij i parë me Lauren Silverman, e cila është duke u divorcuar me bashkëshortin e saj Andrew Silverman.

New York Daily News ka raportuar se Lauren është zhvendosur në apartamentin e Simonit, që gjendet në New York dhe kushton 26,500$ qira në muaj.

Në ndërkohë, gjyqtari i X Faktor javën e kaluar është parë me një ish të dashur tjetër, Terri Seymour, në ndejën e premierës së X Faktorit.

Mezhgan, është make-up artiste, dhe aktualisht po punon në seritë më të reja të X Faktorit, dhe kjo gjë shpjegon pse dyshja janë duke kaluar kohë të gjatë me njëri-tjetrin së fundmi.

Ylli 53 vjeçar,  në një intervistë të martën në emisionin e Ellen DeGeneres, u shpreh se lajmi i shtatëzënisë së Laurenit ishte një “shok” i vërtetë.

Ai tha: “Ishte pak shok. Kur fillimisht merr një telefonatë të tillë thua OK, por pasi mbyll telefonin gëlltitesh mirë. Dhe pastaj mësohesh me këtë ide”.

Duke ju referuar faktit se Lauren ishte akoma e martuar me bashkëshortin e saj Andrew, kur lajmi i shtatëzënisë doli, Simoni shtoi: “Ishte pak e sikletshme, e dini, kjo situatë. Por gjëra të tilla ndodhin dhe unë gjërat i marr me qetësi dhe tani jam i lumtur”.

“Faktikisht jam më i lumtur se kurrë më parë. Gjithçka është në rregull tashmë dhe Lauren është thjesht e adhurueshme”.

Ai gjithashtu shfrytëzoi rastin që t’ua u mbyllë gojën të gjithëve duke thënë se nëna e fëmijës së tij Lauren nuk është person që hyn në një marrëdhënie dashurie për para.

“Faktikisht nuk mund të fajësoj mediat – është pak a shumë ajo çfarë unë e quaj një lajm senzacional. Por, shumë gjëra janë thënë për të: se ajo është me mua vetëm për parat e mija. Absolutisht kjo gjë është e pakuptimtë.”