Simeone tregon se do të qëndrojë te Atletico Madrid

Diego Simeone ka treguar se do të qëndrojë edhe më tej te Atletico Madrid.

Sport

16/05/2022 09:37

Argjentinasi ka folur pas barazimit ndaj Sevillas, duke thënë se do të qëndrojë edhe më tej në ‘Wanda Metropolitano’.

“Do të vazhdoj me Atletico Madridin. Mos u shqetësoni”, ishin fjalët e Simeones, përcjellë lajmi.net.

Këtë sezon nën drejtimin e Cholos ‘rojiblancos’ nuk kanë arritur të fitojnë ndonjë trofe.

Ata janë në vendin e tretë në tabelën e La Ligas, ndërsa kanë mbetur jashtë Ligës së Kampionëve në çerekfinale, pasi u mposhtën 1:0 nga Manchester City./Lajmi.net/