Simeone: Suarez dhe Neymar po e ndihmojnë Messin

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka thënë se Suarez dhe Neymar janë duke e ndihmuar Messin dhe e kanë rikthyer atë në formën më të mirë.

Sport

11/05/2015 10:29

Simeone ka thënë se Suarez dhe Neymar janë duke e ndihmuar shumë Messin, të cilit ja kanë kthyer dhe formën e mirë.

“Prezenca e Suarezit dhe e Neymarit, për të cilin është sezoni i dytë te Barcelona, e ka ndihmuar shumë Messin. Ai ka mbështetjen e tërë skuadrës”.

“Rakitic i ka dhënë Barcelonës një stabilitet në mesfushë dhe opsione më të ndryshme duke krahasuar me lojtarët si Xavi dhe më herët Thiago”.

“Transferimi i Suarezit, dhe pasi aty janë Pedro e Neymar, lejojnë Messin që të marrë avantazhin e sakrificës së skuadrës”, përfundoi Simeone.