Simeone: La Liga është plot befasi, duhet të jemi të fokusuar
Trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone, u shpreh se skuadra e tij duhet të jenë të kujdesshëm sa i përket dueleve të La Ligas.

Sport
“El Cholo” i bëri këto komente në konferencën për shtyp pas fitores ndaj Alaves në kuadër të xhiros së 17-të të La Ligas, që pa “Los Colchoneros” të rikthehen në krye të tabelës, transmeton lajmi.net.
Ndeshja kishte përfunduar me rezultatin 2-1 në favor të Atletico, me golat e Marcos Llorente dhe Suarez, ndërsa për Alaves kishte shënuar autogol mbrojtësi i Atletico Madrid, Felipe.
Suarez kishte shënuar në minutat e fundit të ndeshjes, dhe Simeone, pati një mesazh për djemtë e udhëhequr nga ai.
“Ne e kuptojmë që kampionati është kompleks, i vështirë dhe ka befasi, duhet të jeni vazhdimisht të përgatitur”, tha ai.
“Ju nuk mund të lini hapësirë për t’u çlodhur, sepse të gjitha ekipet duan të fitojnë”, shtoi ai.
“Gjëja më e bukur sonte ishte se si përfundoi ndeshja, duke mos u nervozuar dhe duke kërkuar të luanim së bashku. Jam shumë i lumtur për një fitore të cilën kemi punuar shumë”, përfundoi Diego Simeone./Lajmi.net/