Simeone: I besoj skuadrës që kemi

Atletico Madrid dje u mposht nga Chelsea në Bukuresht me rezultat minimal 0 - 1.

Sport

24/02/2021 08:01

Një gol në stilin gërshërë nga Olivier Giroud i dha fitoren “Bluve”, që do ta kenë avantazhin në ndeshjen kthyese që zhvillohet në “Stamford Bridge”, transmeton lajmi.net.

Pas ndeshjes, Simeone tha ka besim te skuadra dhe mendon se do arrijnë kualifikimin në raundin tjetër.

“Të shohësh pas tri jave është shumë larg. Kemi shumë ndeshje deri atëherë. Do luajmë me lojtarë të shpejtë që do të duhet t’i ndalim, të merremi me sulmues si Giroud dhe lojtarët e tjerë të fuqishëm”.

“Duhet të kemi më shumë topin dhe të vendosim vetën me mirë në sulm. Duhet të punojmë, por kemi edhe ndeshje të rëndësishme ndaj Villarreal. Kam besim te skuadra që kemi. Nëse do ishim në muajin shtator dhe ata me thonë se kanë humbur, por vazhdojnë të prijnë, unë do nënshkruaja”, tha ai.

Ndërkohë, kujtojmë se në ndeshjen ndaj klubit londinez, Atletico luajti me formacionin 6-2-2, por nuk arriti të bëj as edhe një gjuajtje në kuadratin e portës./Lajmi.net/